Friday, July 19, 2013

Vriten tre polic në Egjipt



Egjiptianët mbrëmë vranë tre policë dhe plagosën tre të tjerë, gjatë disa sulmeve të ndara në provincën egjiptiane të Sinait Verior, njofton agjencia egjiptiane e lajmeve, MENA.
Sipas zyrtarëve egjiptianë, tre sulmues të armatosur sulmuan stacionin policor në qytetin Shejh Zuveid, ku plagosën tre persona, e pastaj u larguan nga vendngjarja me një veturë.
Njëri nga të plagosurit, oficeri i policisë, Mohamed Said Metwali (34), vdiq menjëherë pas sulmit në spital El-Arish, njofton agjencia AFP.
Një polic tjetër u vra para shtëpisë së tij, në qytetin El-Arish, në Sinain Verior. Po ashtu, një grup ekstremistësh sulmoi mbrëmë stacionin policor në El-Arish, duke lënë të vrarë një rekrutë policor, që po bënte roje para ndërtesës.
Dje, ekstremistët shkrepën një granatë drejt një pike të kontrollit, në qytetin Rafah, në kufirin mes Egjiptit dhe Territorit Palestinez, duke lënë të plagosur gjashtë policë dhe dy civilë.
Për shkak të intensifikimit të sulmeve të ekstremistëve, dje në Sinai u pozicionua një kontigjent i ri të forcave të armatosura. Lëvizja erdhi vetëm një ditë pasi Izraeli i dha Egjiptit “dritën e gjelbër” për dërgimin e dy batalioneve ushtarake në rajon, për “të luftuar terrorizmin”.