Friday, July 26, 2013

Mihrije Braha super e nxehtë!

image
Mihrije Braha është në “luftë” të vazhdueshme me moshën dhe ligjin e gravitetit, pasi këngëtarja sa vjen e rinohet, ndërkohë që deklaron se gjithçka është natyrale, pra nuk ka kirurgji plastike në trupin apo fytyrën e saj.
Nëse ju kujtohen fotot sensuale të këngëtares në bregdet, të cilat ua kemi servirur më parë, me siguri e keni pyetur veten se cili ka qenë fotografi para së cilit këngëtarja që ka shkelur me kohë të 40-t ka pozuar aq lirshëm.
Ja ku mësojmë se ky fotograf ka qenë pikërisht Naim Abazi, hiç më pak se bashkëshorti i saj.
Këto foto, përmes së cilave Mihrija tregoi se mund të konkurrojë denjësisht në tregun muzikor me çdo vajzë të re këngëtare, u komentuan dhe sollën reagime edhe te femrat artiste, madje edhe tek ato që vinin nga një spektakël bukurie dhe sot merren me muzikë.
Por, sipas disa informacioneve, ka qenë Naimi, bashkëshorti i Mihries, ai që i ka shkrepur këto foto provokuese gjatë stinës së verës, kur ata ishin në bregdet. Bravo Naim, janë të rrallë meshkujt si ti!