Vetëm pak ditë pasi këngëtarja Arta Bajrami për gazetën tonë kishte deklaruar se veç vëllait të saj Don Arbas nuk do të ketë bashkëpunim me ndonjë këngëtar tjetër, vetë Don Arbas paralajmëroi se Arta do të jetë pjesë e një bashkëpunimi tjetër.
“Kënga e re është bashkëpunim me Arbasin, ndërsa me të tjerë nuk e kam në plan të bëj duete sepse nuk e kam problemin e klikimeve dhe adhuruesve. Unë edhe kur këndoj vetëm i kam ato klikime ata adhurues”, pat theksuar Arta duke thënë se bashkëpunimet mes këngëtarëve bëhen nga frika që të sjellin diçka vetëm.
E nëse është ashtu atëherë kjo ‘frikë’ e ka kapluar edhe Artën e cila së shpejti do të vijë me një tjetër bashkëpunim me Mc Kreshën dhe Don Arbas i cili është bashkëpunimi i dytë i saj për këtë verë. Kjo sipas një statusi që Don Arbas ka publikuar në ‘Facebook’.