Këngëtarja nga Shkupi Tuna ka vendosur të flas haptas për jetën sentimentale për të parën herë në emisionin Prive.
Është njëra prej këngëtareve më të përfoluar të momentit, dhe jeta e saj private është kurreshtje për publikun. Për Prive Tuna ka rrëfyer zhvendosjen në Kosovë dhe mardhënien me reperin Cozman.
“Kam lënë familjen dhe gjithçka në Shkup, për shkak të angazhimeve, që në Kosovë janë më të shumta. Meqenëse vazhdimisht isha me valixhe në dorë lart e poshtë, e pashë të arsyeshme blerjen e një shtëpie këtu”, ka thënë fillimisht ajo.
“Është thënë dhe është stërthënë shumë herë nëpër media për jetën time personale, të cilën jam munduar ta mbroj hermetikisht.
Ajo që mund të them dhe që dua ta dijë publiku është se emocionalisht jam më e lumtur se kurrë”. “
Cozy është një njeri me zemër të madhe. Njeriu me zemrën më të madhe që kam njohur deri sot. E meriton një ‘faleminderit’ dhe një admirim shumë të madh nga ana ime, për gjithë energjinë pozitive që sjell dhe ka sjellë vazhdimisht edhe gjatë punës që kemi pasur. Është koleg para së gjithash shumë i mirë dhe i kuptueshëm”.
Kjo lë të kuptohet se çifti është shumë i lumtur në shoqërinë e njëri tjetrit, duke u ndjerë sikur janë në qiellin e shtatë, edhe pse ende asnjëri nuk kanë dhënë një deklaratë me gojën e tyre për të konfirmuar lidhjen.