Saturday, July 27, 2013

Rovena Stefa në Antali shfaq linjat e saj perfekt [FOTO]

7
Edhe këtë vit këngëtarja e njohur Rovena Stefa ka vendosur që pushimet verore t’i kaloj pa të dashur. Ajo ka disa ditë që po qëndron në bregdetin turk në Antalia, ku ështe e shoqëruar me motrën dhe menaxheren Elisa Stefën dhe disa shoqe të saj. Rovi duket se po kalon ditë të bukura në Antalia, Pasi ajo në rrjetin social Facebook është shfaqur me disa fotografi mjaftë të nxehta duke shfaqur edhe linjat e saj perfekte.
“Po kaloj për mrekulli këtu në Antalia, dhe jam e shoqëruar me njerëzit e lumtur të jetës sime, prandaj edhe nuk po e ndiej nevojën për të pasur një të dashur (qesh). Përveç Antalias kemi vizituar edhe bregdetin e Alanyas ku edhe atje kemi kaluar për mrekulli. Bregdeti turk është mjaftë i pasur dhe të ofron mundësi mjaftë të mira për ti kaluar pushimet verore”, ka thënë ajo për gazetën “Zëri”.
Rovena pas kthimit nga pushimi paralajmëron projektet e radhës. Ajo ka vendosur që gjatë kësaj sezone vere të sjellë disa këngë të shoqëruara bashkë me videoklipe. “Natyrisht që do të plasoj këngë dhe klipe të reja për këtë sezon vere. Adhuruesit e mi do të shohin shumë risi tek projektet e mia të ardhshme të cilat do t’i zbuloj me kohë”, shton ajo. Krahas projekteve, Rovena nuk rresht që pasuri edhe angazhime të shumta nëpër koncerte e mbrëmje muzikore. Ajo gjatë tërë kësaj sezone vere do të jetë e pranishme nëpër koncerte të shumta kryesisht nëpër pishina dhe plazhe të bregdetit shqiptare dhe të atij të Ulqinit.
“Sezoni i verës është ajo që na ofron kënaqësinë që nëpërmjet koncerteve dhe mbrëmjeve të ndryshme muzikore të jemi më pranë adhuruesve. Unë deri në fund të sezonit do të jem nëpër këto mbrëmje nëpër pishina të ndryshme dhe në bregdetin shqiptarë dhe të Ulqinit”, thekson ajo. Rovena Stefa uron që adhuruesit e saj e sidomos mërgimtarët shqiptarë t’i kalojnë sa më mirë ditët e pushimit në mëmëdheun e tyre.
6
2
7
3
1
5
8