Sunday, July 28, 2013

Oriela Nebijaj, ‘harbohet’ me Dafina Zeqirin

image
Oriela Nebijaj, prezantuesja e dashur e “Vila 24”, që na bën zgjimin çdo mëngjes përmes ekranit numër një në vend, “News 24”, ka festuar fundjavën e shkuar ditëlindjen e saj të 27-të. Festa e pazakontë, e organizuar në qytetin e Durrësit, kishte mbledhur bashkë në një prej resorteve më të njohura atje, miqtë më të afërt të moderatores.
Mes dhuratave të shumta dhe luleve shumëngjyrëshe, surpriza e mbrëmjes ishte prezenca e një prej zërave më të mirë të skenës, Dafina Zeqirit, e cila, përveçse mike shumë e mirë e Orit, ishte njëherësh edhe e ftuar nga club-i buzë detit për të performuar atë natë aty…
Torta, fishekzjarrët dhe këngët e famshme të Dafinës, i dhanë ritme të veçanta darkës, e cila kulminacionin e pati kur prezantuesja e njohur u ngjit mbi skenë me ftesë të Daffy-t për të kërcyer bashkë me të, këngën e saj të preferuar “Mos e nal”. Performanca seksi e dy bukurosheve, ekzaltoi gjithë publikun e pranishëm, të cilët njëzëri i uruan Orit bashkë me këngëtaren kosovare ditëlindjen…
Urimeve të të pranishmëve u bashkohet sot edhe “Bluetooth”, për një jetë të gjatë e të bukur për Orin. Edhe 100 Ori, qofsh gjithmonë kaq e mirë dhe e suksesshme!