Dubai, nje vend ekzotik me temperatura te larta qe kalojne 40 grade celsius, eshte nxehur akoma me shume dhe po “vlon” keto dite me prezencen e kengetares shqiptare, Nora Istrefi.
Kartolinat “online” qe po vijne nga Dubai me fotot e kengetares, kane nxitur edhe komente te shumta nga fansat, shumica duke i dhene epitete te larta dukjes perfekte te kengetares.
Nora sapo kishte kaluar nje pushim ne bregdetin Adriatik me te fejuarin Robertin dhe, mesa duket, kesaj radhe ka udhetuar ne Dubai per pushime solo, vetem me shoqet e saj te ngushta. Megjithate, ajo e ka ndjere mungesen e tij dhe e ka bere publike kete ne njeren nga fotot me dicituren: “Robert, me mungon, puthje…”.
Nora dhe Roberti, jane nje nder ciftet me te bukura te estrades qe, per momentin, u ka mbete vetem nje gje peng, e kjo eshte martesa!