Presidenti i Iranit Mahmud Ahmedinexhad i cili po kalon ditët e fundit në këtë detyrë, do të shkojë në Irak për një vizitë dyditore.
Në kuadër të kontakteve të Ahmedinexhadit në Irak pritet të shtrohen mbi tryezë marrëdhëniet midis dy vendeve.
Ahmedinexhad do të takohet me Zëvendës Presidentin e Irakut Huzejr Huzejri dhe me Kryeministrin Nuri al Maliki.
Kjo vizitë realizohet si rezultat i ftesës që i ka bërë më parë Ahmedinexhadit Presidenti i Irakut Xhelal Talabani.
Më parë vizita ishte shtyrë si rrjedhojë e sëmundjes së Talabanit.
Kjo vizitë e Presidentit Ahmedinexhad, i cili më 3 gusht detyrën do t’ia dorëzojë Hasan Ruhanit, vlerësohet si një vizitë mirësjelljeje e fundit.