Wednesday, July 31, 2013

Disa foto provokuese ne plazhet e Shqiperis (FOTO)

Permbledhje e disa fotografive me provokuese ne plazhet shqipetare,ne Dures,Vlore,Sarande,Dhermi,etj..
Plazhet shqipetare te mbushura me vajza "BOMB" kur te gjithe djemt i shikojne bukurin e trupit te tyre por edhe nihen me shume se te provokuar =)







Tuesday, July 30, 2013

Tuna: Cozman ka një zemër shumë të madhe

timthumb (1)Këngëtarja nga Shkupi Tuna ka vendosur të flas haptas për jetën sentimentale për të parën herë në emisionin Prive.
Është njëra prej këngëtareve më të përfoluar të momentit, dhe jeta e saj private është kurreshtje për publikun. Për Prive Tuna ka rrëfyer zhvendosjen në Kosovë dhe mardhënien me reperin Cozman.
“Kam lënë familjen dhe gjithçka në Shkup, për shkak të angazhimeve, që në Kosovë janë më të shumta. Meqenëse vazhdimisht isha me valixhe në dorë lart e poshtë, e pashë të arsyeshme blerjen e një shtëpie këtu”, ka thënë fillimisht ajo.
“Është thënë dhe është stërthënë shumë herë nëpër media për jetën time personale, të cilën jam munduar ta mbroj hermetikisht.
Ajo që mund të them dhe që dua ta dijë publiku është se emocionalisht jam më e lumtur se kurrë”. “
Cozy është një njeri me zemër të madhe. Njeriu me zemrën më të madhe që kam njohur deri sot. E meriton një ‘faleminderit’ dhe një admirim shumë të madh nga ana ime, për gjithë energjinë pozitive që sjell dhe ka sjellë vazhdimisht edhe gjatë punës që kemi pasur. Është koleg para së gjithash shumë i mirë dhe i kuptueshëm”.
Kjo lë të kuptohet se çifti është shumë i lumtur në shoqërinë e njëri tjetrit, duke u ndjerë sikur janë në qiellin e shtatë, edhe pse ende asnjëri nuk kanë dhënë një deklaratë me gojën e tyre për të konfirmuar lidhjen.

Korabi dhe Genta, nje muaj i “nxehte” i mjaltit ne Turqi…

Pas marteses, shijon muajin e mjaltit
Dy dite pasi ishte martuar, Korab Jetishi ka vendosur qe me bashkeshorten e tij te kaloje nje muaj te mjaltit mjaft luksoz ne Turqi.
Korab Jetishi, i biri i kengetarit Shkelzen Jetishi, i cili ishte martuar para pak ditesh me Gentianen, po shijon bashke me bashkeshorten e tij muajin e mjaltit.
Cifti po qendron ne nje prej hoteleve me luksoze ne Belek te Antalyas dhe ata jane shfaqur perkrah njeri tjetrit shume te lumtur duke buzeqeshur dhe duke u puthur.
Korabi dhe Gentiana u martuan ne nje ceremoni private ne hotelin qe eshte prone e familjes Jetishi, “Imperial”.
image

Silva Gunbardhi, e “nxehtë” si vera

image
Këngëtarja nga Vlora, Silva Gunbardhi, e bërë shumë e njohur me hitin “të ka lali shpirt”, po shijon pushimet në këto ditë të nxehta vere. Silva është fotografuar me bikini duke u relaksuar në pishinë.
Fotot janë publikuar nga vetë këngëtarja në rrjetin social Facebook, ndërsa bashkë me të ka qënë edhe këngëtari Dafi Derti me të cilin duket se ka një raport shumë të mirë pasi janë parë së bashku në disa vende.
Gjithësesi, Silva duket në një formë të shkëlqyer fizike.

Monday, July 29, 2013

Kur Tuna performon 'zogun' nxehen gjakrat dhe plas sherri

Tuna Sejdiu ka performuar mbrëmjen e së dielës në diskotekën “Sugarfree” në Kamenicë, por fillimi s’ka qenë i mbarë. 
E mbushur plot me adhurues të muzikës së saj në fillim të performancës së Tunës ka ndodhur një incident mes dy grupeve të djemve që e ka ndërprerë për pak minuta interpretimin e Tunës. 
Pas ndërhyrjes së sigurimit, koncerti ka vijuar me një porosi të Tunës: “Nuk i lejojmë individë të caktuar të na e prishin ndenjën’, transmeton kosova.
image

Sunday, July 28, 2013

Del ne koncert vetem me te brendshme(Foto-Lajm)

Ajo është këngëtare, tekstshkruese dhe së fudnmi e vërtetoi, se e veshur vetëm në të brenshme, duket shumë seksi.
Ylli i hitit “Domino” mori pjesë në eventin Radio City Live, që u zhvillua në Liverpool, ndërsa e veshur vetëm në të brendshme të bardha dhe jo aq shumë rrobe, është dukur shumë bukur.
25 vjeqarja, nuk e ka ndëruar veshjen edhe kur ka dalur në skenë për të përformuar.
JessIe Jfoto

Shkëndije Mujaj, myslimane e devotshme, edhe pse e rritur në familje krishtere

timthumbShkëndije Mujaj di vërtetë të befasoj opinionin. Sa e shohim në poza shumë provokuese dhe gati tërësisht e zhveshur, e saj e mbuluar tërësisisht si një pjesëtare e përkushtuar e fesë islame. Së fundmi ajo përshëndetjet e zakonshme me fotot lakuriqe që i ka postuar në rrjetet sociale, i ka zëvendësuar me përshëndetjen arabe ‘selam alejkum’, kjo për faktin se jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit dhe ajo ka vendosur që gjatë këtij muaji t’i përkushtohet denjësisht riteve fetare. Por gjatë intervistës për gazetën tonë, ajo ka zbuluar disa fakte interesante që nuk kanë qenë të njohura deri tani.
Çfarë ju shtyri që pas një kohe bukur të gjatë t’i riktheheni përkushtimit ndaj fesë islame duke vënë edhe mbulesën?
(Selam Alejkum) Mediat sikur më kanë në qejf shumë, edhe gjithnjë i përziejnë gjërat sidomos gjërat personale që nuk i di askush!. Fillimisht ju falënderoj shumë që më dhatë mundësinë të sqaroj këtë temë, pra ‘Mbulesën’ dhe njëkohësisht më lejoni të jua uroj gjithë myslimanëve muajin e shenjtë të Ramazanit, pra muajin e mëshirës dhe agjërim të lehtë të gjithë agjëruesve.
Unë jam rritur në një familje zvicerane, pra të krishtere të cilët më morën për të më adoptuar në atë kohë kur familja ime ishte në Kosovë dhe po mbretëronte kohë lufte.
Unë kam ardhur vet në Zvicër tek tezja ime ku edhe pas një kohe të shkurtër me disa pakënaqësi i kam ikur tezes dhe jam drejtuar institucioneve përkatëse ku kërkova të shkoj në shkollë. Pas një reportazhi televiziv ata më kishin parë dhe u lajmëruan për të më birësuar dhe unë dhe shkova të jetoj ne hotelin të cilin ata e posedonin.
Sa herë që ata hynin në kishë unë qëndroja tek dera, sepse ju thosha se jam myslimane, edhe pse nuk kisha kurrfarë njohurie mbi islamin, por kisha një bindje të brendshme tek Allahu xh.sh.
Por kontakt me Allahun dhe frymëzim shpirtëror kam pasur gjithnjë edhe si e vogël. Fillova pak nga pak të mësoj namazin ku falënderoj Zotin shumë, përveç që kryej një obligim e ndiej veten shumë mirë. Pastaj u mbulova, sepse dua t’i zbatoj të gjitha rregullat që Allahu të jetë i kënaqur me mua.
Si ishte reagimi i të tjerëve për mbulesën tënde?
Rrethi im përkatësisht familja u shokuan totalisht dhe mendonin se më ka shtyrë dikush me u mbuluar, meqë kisha shoqëri edhe nga Arabia. Unë e ndiej veten shumë mirë, aq mirë sa që them o Zot pse këta kështu të humbur e unë po ndihem kaq e lumtur?
Madje, madje, mami më kushtëzoi ta heqë shaminë duke më thënë që mos të shkoj në shtëpi me shami. Ndërkaq babi më thoshte mbulesën duhet ta vësh vetëm kur të bësh namaz e jo edhe gjatë rrugës.
Them ka qenë vendim pak sa i shpejtë për t’i rezistuar gjitha këtyre akuzave, madje ka pasur edhe familje që më kanë hequr shaminë jashtë, pastaj më kanë lënë të hyj brenda. Reagime kam edhe nga shoqëria, por megjithatë, unë vazhdoj të jem me dëshirën time për mbulesën.
Mbulesën do ta mbani gjithnjë apo për një kohë të shkurtër?
Për mua është me rëndësi dhe gjithë juve që besoni botën tjetër veprat të bëhen me sinqeritet vetëm për hir të Allahut e jo sa për sy e faqe, sepse Allahu e din edhe pëshpëritjen tënde në zemër.
Sa i përket mbulesës unë çdo herë mbulohem gjatë adhurimit ose namazit ose kur lexoj Kuran, por si duket disa media kohëve të fundit kanë trilluar rreth mbulesës, kështu që iu kisha lutur që të më lënë të qetë sidomos në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit.
Çfarë do të ndodhë me profesionin tënd të këngës, do t’i riktheheni?
Muzika më pëlqen dhe kam pasur si hobi, kam dëshirë shumë të vallëzoj dhe ndihem mirë por të them të drejtën nganjëherë më vijnë disa mendime ashtu që ato vargje janë fjalë të kota dhe vërtetë po t’i analizosh mirë janë të kota. P.sh. (të deshta, më le, ku je etj), kam filluar të kem bindjen që këto janë të kota, kam filluar mos ti ndjejë ato vargje dhe jam shumë konfuze se a është vërtetë muzika haram?
Ndonjë mesazh për fund?
Desha të them që unë kam kuptuar se fjala ‘Islam’ do të thotë respekt, tolerancë, paqe, dashuri, mëshirë dhe mos ta marrë kush atë të drejtë të mendoj që është më i mirë se tjetri, sepse atë ne nuk e dimë, e dinë vetëm Allahu.
Mund të jetë edhe njeri i mirë ai që nuk është islam, por ka virtytet që Zoti i do, mos të harrojmë se gjatë kësaj periudhe jemi gjithë në sprovë dhe nëse je mirë sot nuk do të thotë që Allahu nuk të sprovon me të kundërtën ose me fëmijët tuaj.
Pra fillo duke pastruar zemrën tënde nga gjitha njollat që i posedon xhelozia, inati përgojimi e shumë e shumë vese që kam hasur ti dëgjoj edhe nga gratë me mbulesa nëpër xhamia të cilat shkojnë me bo namaz dhe fillojnë e përgojojnë.
Pra as mbulesa as mjekra asgjë nuk të bënë dobi kur ke simptome të sëmundjeve të ndryshme. Pastroje zemrën duke bërë llogarinë vetëm për veten tende. Selam Alejkum.